Energjia Eolike Energjia e erës është energjia e gjeneruar nga shfrytëzimi i fuqisë së erës. Kjo energji cilësohet si "formë e butë e energjisë" dhe përfshihet në burime "të pastra" , pasi zakonisht njihet si burim i ripërtëritshëm i energjisë. Forma më e hershme e shfrytëzimit të energjisë së erës ishin velat e lundrimeve të parë të anijeve me vela dhe shumë më vonë mullinjtë e erës në tokë. Turbinat e erës konvertojnë energjinë kinetike të erës në energji mekanike dhe përfundimisht në energji elektrike. Një gjenerator mund të konvertoje fuqinë mekanike në energji elektrike.